Shpenzon 10 mijë sterlina për ta kthyer kamionin në shtëpi (FOTO)

Një burrë që transformoi kamionin e tij për 10 mijë sterlina duke e kthyer atë në një shtëpi të vërtetë, është urdhëruar që ta heqë nga kopshti i vjehrrës, pasi shqetësohen komshinjtë.

Fun

20/04/2016 23:56

Iftikhar Azam, 43 vjeç, baba i një fëmije, i ka zemëruar fqinjët në Sheldon, Birmingham, pasi shembi një gardh që të mund të parkonte kamionin e tij 13 metra të gjatë, në mes të natës.

Ai kishte kaluar gjashtë muaj duke u kujdesur që ta kthente mjetin e tij 18-vjeçar në një banesë të vërtetë me dush, pjatalarëse dhe madje edhe me një ashensor. Porpasi u transferua në oborrin e vjehrrës së tij, këshilli i qytetit e urdhëroi ta heqë kamionin, ndryshe do të përballet me pasoja. Azamit i duhet që ta shesë tani shtëpinë e tij të ëndrrave.

6 5 4 3 2 1