Shpendi realizon premtimin e kifleve, sfida e radhës nga një gotë qumësht

Komuna e Prishtinës sot e ka jetësuar premtimin elektoral të Vetëvendosjes, për shujtën e kifleve për nxënësit e shkollave të Prishtinës. Kryetari, Shpend Ahmeti thotë se tani ka një sfidë tjetër përpara, qw kileve t’ua bashkangjesë edhe nga një gotë qumësht për nxënësit .

Lajme

22/09/2014 12:53

Komuna e Prishtinës sot ka nisur shpërndarjen e kifleve për nxënësit e shkollave fillore të ciklit të ulët I-V. Kjo shujtë kishte qenë një ndër premtimet që Shpend Ahmeti  kishte bërë gjatë fushatës së tij për tu zgjedhur Kryetar i Prishtinës. 

“Sot në shkollat e Prishtinës filloi shpërndarja e shujtave falas nga Komuna e Prishtinës. Së pari, na priftë e mbara të gjithëve”. 

“Së dyti, ky është një hap i vogël për zbutjen e gjendjes sociale tek fëmijët. Së treti, është një hap i vogël drejt barazisë. Është pak, por me këtë fillim shpresoj se do të ngrisim vetëdijen për shujta edhe më të mira për të gjithë fëmijët jo vetëm në Prishtinë dhe jo vetëm për klasat I – V”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, kryetari Ahmeti. 

Por siç raporton lajmi.net, ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq sa i përket shujtës për nxënësit . Në një përgjigjeje pyetjes së bërë nga një qytetar në Facebook, Ahmeti ka thënë se beteja e radhës është sigurimi edhe nga një gotë qumësht nxënësve të kryeqytetit. 

Ai madje ka thënë se kjo do të ishte mirë që të bëhej në gjithë Kosovën, pasi edhe qumështarët vendor nuk do kishin më problem tregun. 

“Beteja jonë e radhës është qumështi për fëmijë. Do të ishte mirë ne krejt Kosovën, dhe fermerët tonë nuk do të kishin nevojë me u mërzit për shitje”, ka shkruar ai në Facebook.