Shpendi premton kamera sigurie dhe shujtë gratis nëpër shkolla

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar ditën e parë të nisjes së vitit të ri mësimore disa shkolla në kryeqytet. 

Lajme

01/09/2014 20:37

Ahmeti me këtë rast ritheksoi se Komuna mbetet e përkushtuar për ngritjen e cilësisë së arsimit, përmirësimin e infrastrukturës, sigurinë e nxënësve, si dhe bashkëpunimin e ngushtë më stafin udhëheqës të shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit, transmeton Koha.net.

“120 mijë euro janë të ndara edhe për vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër shkolla, gjë që do të bëhet krahas me projektin “Qyteti i sigurt”, që do të nënkuptonte instalimin e kamerave në tërë komunën e Prishtinës”, tha Ahmeti.

Në muajin shtator Komuna do të fillojë edhe me projektin me shujta për klasat 1 deri në 5, si dhe me dollapët për këto cikle, me qëllim të lehtësimit të çantave.