Shpendi mendon të udhëtojë pak më shumë me parat e Komunës (Dokument)

Nëse do të jetë kryetar i Prishtinës edhe për një mandat, Shpend Ahmeti ka menduar që të rri pak më shumë jashtë vendit me parat e Komunës, ai ose ndonjë autoritet i komunës.

Lajme

29/09/2017 09:06

Kush do të jetë kryetar i Prishtinës, kreu aktual i kryeqytetit ka menduar që në vitin 2018 duhet të dilet pak më shumë jashtë shtetit.

Buxheti i Komunës së Prishtinës i hartuar për vitin 2018  i cili do të dërgohet në Asamblenë e Komunës së Prishtinës sot për miratim ka paraparë pak më shumë mjete të planifikuara për udhëtimet e autoritete komunale jashtë shteti, shkruan lajmi.net.

Në vitin 2017, shpenzime e udhëtimit kanë qenë të planifikuara 30 mijë euro, ndërsa tash zyrtarët komunal mendojnë se ato para nuk mjaftojnë, andaj e kanë rritur në 50 mijë euro.

Në vitin 2017 , “Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve jashtë vendit”, kanë qenë  28 mijë euro, ndërsa 2 mijë euro për  “Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve brenda vendit”.

Në vitin 2018, “Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve jashtë vendit”, janë planifikuar 48 mijë euro, “Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve brenda vendit”, 2 mijë euro.

Shpenzimet e përfaqësimit dreka dhe darka janë të njëjta sikurse në vitin e kaluar. “Dreka zyrtare”, 25,000 euro, “Dreka zyrtare jashtë vendit”, 5,000 euro

Shpenzimet e marketingut do të jenë të njëjta, në vlerë prej 30 mijë eurove dhe karburante për automjete në vlerë prej 150 mijë euro. /Lajmi.net/

2018