Shpendi i frikësohet debatit me kunderkandidatë, ik nga debati për Prishtinën në TV Dukagjini

Shpend Ahmeti i ka ikur debatit për Prishtinën edhe në Televizionin Dukagjini. Në debatet tjera në Klan Kosova dhe Jeta në Kosovë, ishte vlerësuar se kryetari aktual i Prishtinës, humbi debatet. Moderatori i debateve në TV Dukagjini, Fidan Rama ka shpjeguar përmes një statusi se mosmbajtja e debatit lidhet me refuzimin e Shpendit për të…

Lajme

19/10/2017 16:00

Shpend Ahmeti i ka ikur debatit për Prishtinën edhe në Televizionin Dukagjini. Në debatet tjera në Klan Kosova dhe Jeta në Kosovë, ishte vlerësuar se kryetari aktual i Prishtinës, humbi debatet.

Moderatori i debateve në TV Dukagjini, Fidan Rama ka shpjeguar përmes një statusi se mosmbajtja e debatit lidhet me refuzimin e Shpendit për të marrë pjesë.

Sqarim për mos organizimin e debatit për Prishtinën në RTV Dukagjini.

Shpend Ahmeti i ik debatit me kundër kandidat

Debati televiziv i planifikuar për këtë javë në RTV Dukagjini me kandidatët për Prishtinën, është anulu pas refuzimit të vazhdueshëm që i ka ba kandidati i Vetëvendosjes dhe kryetari aktual Shpend Ahmeti. Si rrjedhojë e këtij refuzimi nga Ahmeti, edhe kundër kandidatë tjerë nuk kanë dasht të debatojn pa prezencën e kryetarit aktual. Naj arsye konkrete skena marr pos që nuk dojm ballafqime tjera”, ka shkruar Rama.

Edhe në RTK, Ahmeti e kishte Kur u ftua në RTK për debatin për Prishtinën, refuzoi për shkak të një kënge të Minatorit, që fliste për Prishtinën. Anëtar i grupit Minatori është Mufail Limani që punon në menaxhmentin e RTK-së.