Shpend Ahmeti sfidon “Stupcat” në aktrim (Video)

Humoristët e njohur “Stupcat” kanë realizuar një seri skeqesh të reja.

ShowBiz

20/06/2015 09:37

“Zonjat e ndërtimit” titullohet njëri nga skeqet ku pjesë është edhe kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti.

Edhe pse Shpendi nuk doli shumë nga roli i tij në jetën reale duke aktruar po ashtu kryetarin e komunës,ai ka sfiduar humoristët e njohur Vedat Bajrami dhe Osman Azemi,duke aktruar si një aktor i vërtetë,transmeton lajmi.net.

Shpend Ahmeti duket të ketë shijuar këtë përvojë të re,ai ka shpërndarë për miqtë e tij në rrjetet sociale këtë video e cila veç humorit,bartë edhe një mesazh të fortë lidhur me ndërtimet pa leje.(lajmi.net)

YouTube player