Shpend Ahmeti “zëvendëson” Liburn Aliun

Asambleja e Komunës së Prishtinës ka debatuar dje lidhur me ndërtimin e Xhamisë Qendrore. Por, i pranishëm në mbledhje nuk ishte njeriu më kompetentë për ndërtimin e saj në Komunën e Prishtinës.

Lajme

26/07/2017 13:24

Shpend Ahmeti në mes, anash tij drejtorët e drejtorive, përballë asamblistët. Kryesisht kështu dukej renditja e autoriteteve komunale në mbledhjet e Kuvendit të Prishtinës. Por, në këtë përbërje, gjatë këtij viti asnjëherë nuk është dukur, drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, shkruan lajmi.net.

Ka kohë që Aliu po bojkoton Asamblenë Komunale. Të martën në mesditë është diskutuar ndërtim i Xhamisë Qendrore dhe Aliu nuk ka qenë në seancë.

Interesimeve të asamblistëve lidhur për shumë çështjeve u ka dhënë shpjegime kryetari Shpend Ahmeti, ndonëse  në një raste vetë e tha se “unë nuk lëshoj leje”.

Ndërsa, propozimet tjera që dërgohen nga kjo drejtoi në Kuvend, sqarohet nga ndonjë zyrtarë tjetër i urbanizmit.

Aliu nuk është dukur më në mbledhjet e Asamblesë prej kohës kur ka pasur përleshje fizike me Asamblistin e PDK-së, Muhamet Selmani.

Në kohën e përleshjes, opozita kishte venë si kusht dorëheqjen e drejtorit në të kundërtën ishte e vendosur që nuk të mos merrte pjesë në asnjë diskutim në Kuvend që do të dërgohej nga kjo drejtori. Aliu nuk dha dorëheqje, por vendosi që të mos shkojë më në Asamble. Ani pse shumë problematika të ëksajë që shkonin në kuvend, pas ndarjes së drejtorisë, kaluan tek Drejtoria Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm që drejtohet nga Genc Bashota.

Në zgjedhjet e 11 Qershorit, Aliu ka marrë votat e mjaftueshme për deputet, këtë pozitë pritet ta ushtrojë më tu funksionalizuar Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/