Shpend Ahmeti tregon detaje për qarkullimin e autobusëve të rinj në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se nesër me rastin e ditës së Pavarësisë, do të lëshohen në qarkullim autbousët e rinj të linjave 1 dhe 4 duke filluar nga ora 06:00.

Lajme

16/02/2017 15:18

Ai në facebook ka shkruar se risi do jetë fakti që linjat do të funskionojnë deri në ora 22:00.

“Risi do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00. Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e pavarësisë do të jetë falas për të gjithë”, ka shkruar Shpendi në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Për nder të ditës së pavarësisë, autobusët e ri lëshohen në qarkullim në linjat 1 dhe 4, nesër me 17 shkurt në ora 06:00.

Risi do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00.

Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e pavarësisë do të jetë falas për të gjithë.