Shpend Ahmeti ‘shpallet qyqar nderi’ i Lagjes Kalabria /FOTO

Në lagjen ‘Kalabria’ të kryeqytetit banorët po ankohen për shkak të kundërmimit i cili vjen nga rrjedha e ujërave të zeza.

Lajme

09/08/2018 13:01

Gjatë fushatës banorët thonë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte premtuar se do të ndërtojë një urë në këtë vend.

Muharrem Shahini, banor i lagjes ka publikuar disa fotografi në Facebook, dhe ka ironizuar duke propozuar që Shpend Ahmeti të shpallet ‘qyqar nderi i Lagjes Kalabria’, përcjell lajmi.net.

“Sot duke shkuar në punë mu kujtuan premtimet e “Kryetarit” të Prishtinës, kur e pat nisur fushatën e parë me këtë urë në Lagjen Kalabria.

Duke u nisur nga ky rast dhe meqë e ka mbajtur fjalën, unë po propozoj që Shpend Ahmetin – Kanalin ta shpallim Qyqar nderi të Lagjes Kalabria, po ashtu t’ja ngrisim edhe një përmendore me këtë baltën aromatike këtu në skaj të urës”, ka shkruar Shahini./Lajmi.net/