Shpend Ahmeti ‘rebeli’ i Vetëvendosjes, lajmërohet direkt nga Shkodra   

Kryetari i Prishtinës, ka vendosur ‘t’i rebelohet’ partisë së tij. Ndryshe nga drejtuesit e saj të lartë si Visar Ymeri, Albin Kurti e shumë të tjerë që sonte nuk janë bërë të gjallë për ndeshjen Kosovë-Kroaci, ai ka vendosur të shkojë në ‘Loro Boriçi’ e të kënaqet me ndeshjen që  shteti i vet  luan në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Lajme

06/10/2016 20:28

Madje për ta bërë edhe më të veçantë praninë e tij, ai nuk ka shkruar ndonjë status në llogarinë e tij në facebook, por ka vendosur që prezencën e tij atje ta dëshmojë edhe me video direkte nëpërmjet këtij rrjeti social, raporton lajmi.net.

“Shkodër: Kosova Kroacia”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në facebook, duke marrë edhe shumë komete  pozitive nga qytetarë të ndryshëm.

Ahmeti është një nga zyrtarët e pakët të Lëvizjes Vetëvendosje që hapur ka dalë në mbështetje të Kosovës në futboll, pasi drejtuesit e lartë të kësaj partie thonë se Kosova nuk duhet të ketë ekip nacional të futbollit.

Sipas tyre, të gjithë duhet ta kenë vetëm kombëtaren shqiptare të futbollit./lajmi.net