Shpend Ahmeti: Nuk mund ta diskriminoj dikë vetëm pse është në Vetëvendosje

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës i cili synon sërish të marrë këtë post, ka thënë se nuk mund të diskriminojë një person vetëm pse është në partinë e tij.

Lajme

21/09/2017 22:42

Ahmeti gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka përmendur dy raste të udhëheqësve të ndërmarrjeve publike.

“Halil Mustafa ka qenë drejtor i trafikut urban, ka qenë në LDK para se të hyjë në Vetëvendosje”.

“Nexhat Kryeziu është zgjedhur zëvendësguvernator i BQK-së, dhe pastaj ka kaluar në Vetëvendosje”.

I pari i Prishtinës ka theksuar që ka kërkuar nga Ambasada Britanike që të caktojë një kompani që të bëjë vlerësimin e njerëzve që duhet të caktohet për drejtorë.