Shpend Ahmeti nuk i ndahet naftës, inicon prishjen e kontratës

Kyretari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka iniciuar të gjitha veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol siç e kërkon ligji dhe kontrata.

Lajme

19/03/2014 16:05

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , ka thënë se ka iniciuar të gjitha  veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol, e cila deri më tash kishte furnizuar shkollat e kryeqytetit me naftë për ngrohje

“Sot kam iniciuar të gjitha veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol siç e kërkon ligji dhe kontrata”, ka shkruar Ahmeti ne facebook

“42 mostrat e marra nga prokuroria dëshmojnë se në më shumë se 38 rezervuare, nuk ka pas naftë por vaj, të cilin sot edhe kompania e konfirmoi nuk guxon ta ketë”.

“Me mashtrime e hajni ky shtet nuk ec përpara. Do të kërkojmë përgjegjësi politike, përveç asaj penale/ekonomike për dëmet ekonomike e shëndetësore të qytetit tonë. Deri në fund të arritjes së drejtësisë”.