Shpend Ahmeti nuk flet për përçarjet në VV, thotë se po zhvillohen diskutime normale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur më në fund për diskutimet që po bëhen në mbledhjen e kryesisë së Vetëvendosjes.

Lajme

11/12/2017 17:58

Ai ka thënë se ka diskutime normale, dhe anëtarët e kryesisë po flasin për të gjitha gjërat që kanë ndodhur, raporton lajmi.net

“VV gjithmonë ka pasur diskutime të gjata. Diskutimi është normal, po diskutojmë, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë po shprehen për gjëra që kanë ndodhur. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Diskutime të atyre se çka ka ndodhur, dhe gjërave që janë bërë publike. Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje, dhe në mbledhje s’ka kurrfarë vendimi”, tha Ahmeti para gazetarëve.

Ai theksoi se si prioritet i VV-së është për aktivistët e dënuar për sulmin ndaj Kuvendit, dhe lirimi i deputetëve.

Shpend Ahmeti u pyet disa herë nga gazetarët për përçarjen në këtë subject por ai nuk pranoi të flas më shumë.

Kjo mbledhje ka ardhur pas problemeve ndërmjet zyrtarëve të lartë të VV-së. Sidomos pas bisedave të publikuara ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur m*** Albin Kurtin.

Pikërisht deputetja Dërguti sot dha dorëheqje nga të gjitha postet që mbanë në Vetëvendosje.

Ajo tha se në këtë parti ka problem të pajtekalueshme si linçimi i njerëzve. /Lajmi.net/