Shpend Ahmeti në stilin e shkrimtarit, thur “poezi” për murin, trenin, Hashimin, Editën… – Lajmi.net
Shpend Ahmeti në stilin e shkrimtarit, thur “poezi” për murin, trenin, Hashimin, Editën…
Autori: Lajmi.net Lajme 21:04, 13 January 2017
Shpend Ahmeti / arkiv
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka radhitur në formë të vargjeve të poezisë problemet e fundit me të cilat po përballet Kosova që janë arrestimi i Ramush Haradinajt, linja hekurudhore Beograd- Mitrovicë, muri në veri etj.

“Poezia” e plotë:

Muri ndërtohet!

Edita ankohet në BE!

Isa dënon provokimin!

Hashimi thotë se muri nuk do të lejohet!

Kuvendi kalon rezolutë

Muri qëndron!

Ramushi arrestohet në France me fletëarrest të Serbisë

Edita ankohet në BE!

Isa dënon provokimin!

Hashimi thotë se kjo nuk do të tolerohet!

Kuvendi nuk kalon rezolutë!

Ramushi mbahet në Francë!

Treni paralajmërohet!

Edita ankohet nê BE!

Isa dënon provokimin!

Hashimi thotë se treni nuk do të lejohet!

Kuvendi kalon një rezolutë!

Treni vjen!

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO