Shpend Ahmeti: Mos ndjellni fatalitet, ja pse e anulova “Beer Fest”-in

“Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizëm frikë e guxim, por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve në fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshës posaçërisht gjatë shitjes së birrave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton lajmi.net.

Lajme

30/07/2016 21:19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kritikave të shumta lidhur me vendimin për anulimin e “Beer Festit” pas incidentit të mbrëmshëm.

Sipas tij, ai më parë i pranon qindra kritika për anulimin e “Beer Festit” sonte dhe nesër se sa kritika për mosveprim pas incidenteve të shumta.

“Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizëm frikë e guxim, por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve në fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshës posaçërisht gjatë shitjes së birrave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës nuk ka polici komunale, dhe kur kanë vlerësuar se nuk janë në gjendje ta garantojmë sigurinë nga ekspozime si rasti i mbrëmshëm atëherë kanë anuluar deri në një rast tjetër të organizimit më të mirë në ndonjë vend tjetër.

“Mbrëmë kam pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë të brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm. Andaj ju kisha lut mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birrës, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikës. Veçse masë preventive për siguri. Mos ndjellni fatalitet, pesimizëm e beteja të paqena përmes beerfestit. Më mirë qindra kritika sot se ngushëllime nesër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve mbrëmë. Po ashtu falendëroj organizatorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, ka thënë Ahmeti në fund të reagimit. /Lajmi.net/