Shpend Ahmeti mendon ta mbledhë Kuvendi pas tre muajve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po i ikën ballafaqimit me këshilltarët e kuvendit komunal qe disa muaj, për shkak të mungesës së numrave të asamblistëve.

Lajme

19/07/2018 23:29

Vonesat e mëdha për të thirr një mbledhje të Kuvendit ka bërë që kryetari Ahmeti të bëj edhe shkelje ligjore, ngase ka kaluar afati për miratimin e Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-202, si dhe rishikimi i buxhetit po bëhet më vonesë. Po ashtu, janë edhe një varg çështjesh tjera që presin të miratohen.

Por, lajmi.net ka mësuar se Ahmeti po mendon të thërras mbledhje të Kuvendit në fillim të muajit gushtë, ose saktë pas tre muajve që kur ishte mbajtur ajo e fundit në muajin maj.

“Ju njoftojmë se në dhjetëditëshin e parë të muajit gusht do ti mbajmë dy mbledhje të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, po ju njoftojmë për shkak të planifikimit të pushimeve verore”, thuhet në njoftimin e administratës së Komunës së Prishtinës drejtuar këshilltarëve komunal të cilin e posedon lajmi.net.

Lidhur më këto vonesa, opozita komunale konsideronte që po ndodhin nga frika se Ahmeti mund të humbë kontrollin në Ndërmarrjet Publike, siç ka ndodhur në mbledhjen e fundit, kur me inicimin e Lëvizjes Vetëvendosje ishte shkarkuar nge funksioni një Aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore që ishte i partisë së kryetarit Ahmeti. /Lajmi.net/