Shpend Ahmeti kundër privatizimit të “Pallatit të Rinisë”

Kryetari i Prishtinës ka thënë të martën se nuk do të lejojë Ahmemti  privatizimin e “Pallatit të Rinisë”. Madje për këtë ai i është drejtuar edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajme

23/12/2014 22:39

I pari i kryeqytetit këtë ua ka premtuar sot edhe sportistëve të komunës së Prishtinës, të cilët i mblodhi në një diskutim publik, për të parë nga afër qëndrimet e tyre dhe për të marrë sugjerimet për projektet e vitit 2015.

Sportistët janë shprehur të brengosur për këtë sallë, e cila, sipas tyr,. tash e sa vite është shndërruar në parking dhe kërkuan që, siç ka qenë më parë, të kthehet në pronësi të Komunës.

Në një njoftim për media, thuhet se kryetari Ahmeti, pos tjerash ua ka shpjeguar sportistëve punët që po bën Komuna e Prishtinës në sektorin e sportit, duke shtuar se buxheti është i pamjaftueshëm, pasi janë gjithsej rreth 150 mijë euro subvencione për krejt klubet, fushat dhe të gjitha sportet, ndërkohë që kërkesat që i vijnë gjatë vitit janë rreth 1 milionë euro.

Pos tjerash, kreu i Prishtinës, i ka njoftuar të pranishmit se planifikohet që gjatë vitit të ardhshëm sektorët e Rinisë dhe Sportit të ndahen nga Drejtoria e Kulturës, dhe të bëhen pjesë e Drejtorisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm.