Shpend Ahmeti kërkon zbardhjen e sulmit ndaj shqiptarëve në Novi Sad

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti pas rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi.

Lajme

09/10/2018 12:04

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i PSD-së, ka thënë se e gjithë kjo është pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net

Ahmeti ka bërë të ditur po ashtu se do të bashkëpunojnë me socialdemokratët e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes këtij incidenti, të raportohet për lirinë dhe demokracinë në Serbi. /Lajmi.net/

Reagimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Dy shqiptarë u rrahen brutalisht në natën në mes të shtunës dhe të dieles në Novi Sad nga nje grup huliganësh vetëm pse flisnin shqip. Çlirim Maloku është në gjendje të rëndë.

Këto incidente janë të papranueshme, dhe janë pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë. Institucionet tona duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi.

Ne do të punojmë me kolegët tonë socialdemokratë në BE të përfshijmë dënimin e incidentit në raportet mbi lirine dhe demokracinë në Serbi!