Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë për qytetarët e Prishtinës – Lajmi.net
Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë për qytetarët e Prishtinës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:57, 16 April 2018
Shpend Ahmeti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka kaluar projekti I parkingut të madh nëntokësorë te Fakulteti Filologjik.

“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor”, ka thënë Ahmeti.

 Ai ka thënë se në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti do të dalë në tenderim.
 “Super lajm për Prishtinën”, tha kryetari Ahmeti.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO