Shpend Ahmeti inspekton punimet në shkolla e çerdhe /VIDEO

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti doli në terren për të inspektuar punimet në shkollën në Arbëri dhe në çerdhen e re në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Lajme

23/04/2018 13:53

Ahmeti inspektimin në punime e ka transmetuar live në profilin e tij zyrtar në rrjetin ‘Facebook’.

Ai ka shkruar se inspektimi ka qenë i paparalajmëruar ndërsa hapja e shkollës në Arbëri është paraparë të ndodh në fillim të vitit shkollor.