Shpend Ahmeti ikën nga debati me Arban Abrashin – Lajmi.net
Shpend Ahmeti ikën nga debati me Arban Abrashin
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 20:04, 14 November 2017
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka anuluar pjesëmarrjen në debatin përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, i paralajmëruar për t'u mbajtur sonte në KTV.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, në kuadër të të cilit ishte planifikuar të mbahej debati.

“Sot, rreth orës 17:15, unë jam takuar me përfaqësuesit e Shtabit Zgjedhor të kandidatit të LVV-së për Prishtinën, Ylli Hoxha dhe Adonis Tahiri, të cilët më kanë thënë se – ndonëse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Shpend Ahmetit në Rubikon sonte live – kanë vendosur që këtë ta shtyjnë për ndonjë ditë tjetër”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

“Ata, që të dy, më kanë thënë se janë të vetëdijshëm për këtë njoftim të vonshëm, edhe pse e kishim konfirmuar edhe me shkrim edhe gojarisht, por se ky është vendim i partisë. Ndërkohë, Hoxha i është drejtuar edhe me një email KTV-së, ku shpreh gatishmërinë që Ahmeti të vijë për debat në këtë televizion ndonjë ditë tjetër”, ka treguar Kelmendi.

“Natyrisht, vendimet për pjesëmarrje, shtyrje ose anulime të debateve televizive janë vendime autonome të subjekteve politike dhe ne nga media aty nuk mund të ndikojmë”, ka theksuar ai.

“Për hir të korrektësisë duhet nënvizuar se edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka anuluar dy debate televizive të konfirmuara javët e kaluara nga të dy kundërkandidatët në KTV”, ka thënë Kelmendi.

“Patjetër, siç edhe është praktikë jona, nëse anulimi ose kërkesa për shtyerje do të bëhej një ditë më herët, ose edhe në mëngjesin e të njëjtës ditë – nga cilado palë – ne nuk do ta paralajmëronim emisionin dhe do ta ndërronim temën/debatin. Por, në rastet kur ka konfirmim dhe pastaj ndryshon diçka, kurse emisioni është paralajmëruar, ne vazhdojmë me ata që vijnë”, përfundon shkrimi i Kelmendit.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals