Shpend Ahmeti i shpall kunxhat heronj – Lajmi.net
Shpend Ahmeti i shpall kunxhat heronj
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 10:02, 17 May 2018
Para pak minutash në rrugën "Rexhep Luci" ka ndodhur një aksident.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se shpejtësia e kësaj vetura duhet të ketë qenë shumë e madhe, për një aksident të tillë.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se nga ky aksident ka mbetur e lënduar një vajzë dhe kanë shpëtuar dhjetëra të tjerë për shkak të kanxhave.

Ky është statusi i plotë i Ahmetit:

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO