Shpend Ahmeti ‘ende kalkulon’, nuk pozicionohet pro ose kundër Kurtit

Kryetari i Prishtinës, nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, nuk është pozicionuar ende pro ose kundër grupit të Albin Kurtit, që po synon të kthehet në krye të partisë.

Lajme

18/01/2018 23:18

Ahmeti ka kërkuar nga panelistët të mos pyetët më se kujt ia mban krahun.

“Më kursen sepse po mundohem që të kem një propozim marrëveshje bashkë me Glaukun që mund t’i afrojë këto dy grupe”, ka thënë Ahmeti në tv dukagjin.

“Unë nuk pranoj me fol a je me Albnin a Dardanin, unë jam për ndryshim”, ka instituar Ahmeti.

Ndërsa Imer Mushkolaj, analist, i ka thënë Ahmetit që të mos kalkulojë.

“Nëse dikush vjen e më thotë a je më këtë a me atë, i them nuk jam me askënd. Nuk është kalkulim”, ka thënë Ahmeti.

Deri më tani Shpend Ahmeti nuk ka marr anë se më kë është, por ka mbajtur qëndrim neutral.