Shpend Ahmeti edhe një herë e mohon qëndrimin në jaht

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti edhe njëherë ka mohuar qëndrimin e tij në një jaht në Budva.

Lajme

26/03/2017 12:03

Ai përmes një postimi në profilin e  tij në “Facebook” ka thënë se në Mal të Zi ka shkuar me veturë dhe se në ujëra nuk ka shëtitur fare, shkruan lajmi.net

Ky është shkrimi i plotë i Ahmetit:

Te fala nga une dhe familja ime ne pak vikende qe kemi bashke. E kuptoj qe jam person publik dhe cdo minute e jetes sime eshte publike dhe e kuptoj qe jam ne percjellje te kundershtareve cdo moment prandaj nuk kane nevoje msheftas me fotografu e me bo storie te paqena. Edhe keto dy-tre dite edhe ne Mal te Zi kam takuar dhjetera kosovarë që më kanë parë, me kanë përshendetur dhe janë fotografuar me mua.

P.s. Kam ardh me veturen time, e ne deti/ujera nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna. Shpifjet nuk na ndalin, por per bashkeqytetaret e mi gjithmone kerkoni shpjegime nga une se nuk ka te keqe. /Lajmi.net/