Shpend Ahmeti e pyet librashitësin se kush e ka kërcënuar

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes Facebook-ut i është përgjigjur librashitësit Florim Beqirit, të cilin e ka ftuar që të shkojë në komunë dhe të tregoj se kush e ka kërcënuar.

Lajme

03/10/2018 22:44

Ahmeti ka ftuar Beqirin që ta informojë atë rreth kërcënimeve për të cilat ky i fundit pretendon se i kishte marrë për të paguar qiranë e shtëpizës ose duhet që ta liroj atë.

Po ashtu Ahmeti ka porositur Beqirin që të mos i zbres çmime e librave, përcjell lajmi.net

Ndryshe Florim Beqiri gjatë ditës së sotme në një postim në rrjetin social kishte njoftuar se ka zbritur çmimet e librave në 1 euro në mënyrë që të paguante qiranë e shtëpizës, pasi siç thotë ai, i duheshin para për të paguar qiranë.

“Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 euro. Kam nevojë të shes 220 libra për të arritur shumën e kërkuar. Afati i fundit është nesër në të kundërtën më merret shtëpiza e librit (vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familjen)”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në Facebook.