Shpend Ahmeti e cilëson të dështuar tryezën e partive për dialogun me Serbinë

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti është larguar nga tryeza e partive politike për dialogun me Serbinë.

Lajme

04/07/2018 18:39

Ahmeti ka thënë se ky ishte një tentim i radhës i shoqërisë civile që te arrihet nje marrëveshje për dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.

“Që në fillim ky tentim dështoi ngase nuk morën pjesë as kryetarët e PDK-së, AAK-së dhe dalja e LDK-së nga tryeza. Qëndrimet e qeverisë dhe koalicionit janë shumë të largëta për këtë koncensus”, tha fillimisht kryetari i PSD-së.

Sipas Shpend Ahmetit tryezat e tilla vetëm po largojnë partitë nga konsensusi.

Ai theksoi se nëse ka takime të tilla atëherë ata nuk do të marrin pjesë.

“Partitë prezentuan qëndrimet e veta me të cilat ne nuk u pajtuam. Besoj që iniciativa të tilla po konsumojnë arritjen e një marrëveshje. Nuk bëhet nevojë për ekip uniteti kur kemi Kuvendin për dialogun. Nuk u dakorduam për takimë tjera mirëpo nese janë të tilla nuk marrim pjesë”, theksoi Shpend Ahmeti.

Në këtë takim nuk shkoi Vetëvendosja, kurse nga tryeza u largua edhe Lutfi Haziri i LDK-së. /Lajmi.net/