Shpend Ahmeti: Do ta mbrojmë votën deri në fund

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj videove që i publikoi sot Klan Kosova.

Lajme

20/11/2017 21:28

Ai ka thënë se pasi ata po e dinë që edhe votat me kusht e konfirmojnë fitoren e VV-së në Prishtinë sipas tij po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.

Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë.