Shpend Ahmeti deklarohet për shkarkimin e Januz Salihajt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar sot në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Januz Salihajt.

Lajme

20/02/2019 12:57

Ahmeti  tha se Salihaj është liruar nga detyra për shkak se kështu ka kërkuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Drejtori është liruar nga detyra me kërkesë të AAK- së edhe pse u kam dhënë kohë nëse mund ti zgjedhin çështjet që i kanë mes vete. Pasi jemi partnerë të koalicionit kemi marrëveshje dhe e kam liruar nga detyra”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se janë bërë disa ndryshime në koalicionin qeverisës ku disa drejtori do të kalojnë nën menaxhimin e PSD-së, si ajo e Inspeksionit.

Ahmeti njoftoi se në krye të kësaj drejtorie tash e tutje do të emërohet, Adonis Tahiri, i cili deri tash ka qenë zëdhënës i Komunës.