Shpend Ahmeti anuloi vendimin qe e shpallte Blerand Stavilecin “Punëtori Sportiv i Vitit” (FOTO)

Shpend Ahmeti nuk ka pranuar që Blerand Stavileci të shpallët ‘Punëtori Sportiv i Vitit’, çmim që ndahet nga Komuna e Prishtinës.

Lajme

27/12/2015 21:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërfillur komisionin për shpalljen e sportistëve më të mirë të viti, duke mos njohur vendimin e tyre.

Gazeta Express ka siguruar dokumentet ku kryetari Ahmeti nuk e ka njohur vendimin e Komisionit Vlerësues që ‘Punëtori Sportiv i Vitit’ të shpallet kryetari i KB Sigal Prishtinës, Blerand Stavelicei, që njëherit është edhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Krejt kjo ka ndodhur siç duket për inatet personale, pasi vetëm pak ditë më parë aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje! gjuajtën me ve ministrin Stavileci, por Ahmeti për të qenë më korrekt, vendimin e tij e mbron me pretekstin se Stavileci po e dëmton qytetaret e Prishtinës, ndërsa në vend të tij komisioni është dashur të zgjedh Drejtorin Sportiv të kësaj skuadre, Florian Miftari.

Anëtarët e Komisionit kanë qenë shumë të indinjuar me këtë vendim të Shpendit, edhe pse në fund kanë vendosur krejt ndryshe.

Më poshtë mund të shihni korrespodencat ndërmjet kryesueses së Komisionit vlerësues, Elvira Dushku dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.  /Express