Shpejt do të krijohet fondi për zhvillim, do të privatizohet edhe PTK-ja

Avdullah Hoti, ministër i Financave, ka thënë se kanë qenë ditë të vështira të fillimit qeverisës. Ai ka treguar se që në marrje të detyrës janë ballafaquar me protesta e me greva.

Lajme

25/02/2015 22:00

Kryefinancieri kosovar ka shpjeguar për emisionin Zona B të Klan Kosovës, se programi Qeverisë është i ndarë në tri pjesë dhe ka shtuar se ai program ka të përcaktuar çdo detaj të realizmit.

Hoti ka thënë se Ligji për TVSH-në do të nisë të bëhet nga muaji mars. “Ky ligj do të ketë edhe përshkallëzim në tatime”.

Ministri i Financave ka thënë se do të punohet shumë edhe në krijimin e klimës për biznese.

Hoti ka premtuar se shumë shpejt do të krijohet Fondi për zhvillim dhe punësim.

“Besojmë se shumë shpejt do të bëhet ky fond. Ka gjasa që nga muaji mars do të nisë edhe të implementohet një pjesë e këtij fondi”.

“Ligji për AKP-në do të shkojë në Kuvend dhe brenda një kohë mund të bëhet edhe mbyllja e kësaj agjencie”.

Në fund, ministri Hoti ka thënë se në qeveri janë pro privatizimit të PTK. Por, për t’iu rritur vlera, së pari do të investohet në PTK. “Jemi pro privatizimit. PTK duhet të privatizohet vetëm pasi t’i rritet vlera me disa investime ndërkombëtare”, ka thënë ai.