Shpallet fituesi i “Daincing with the stars Albania”

U mbajt finalja e spektaklit “Dancing with the stars”.

ShowBiz

09/06/2018 00:49

Për javë të tëra, konkurrentët e këtij spektakli kanë dhuruar spektakël me performancat e tyre realizuar pikërisht për këtë spektakël, shkruan lajmi.net.

Sonte, gara ishte më e forta nga të gjitha javët, ku çdo të premte yjet ishin në stres nëse do të kalonin edhe këtë javë.

Nata e sontme ishte më e veçantë ngase pjesë e kësaj nate ishte edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman i cili dhuroi performancë mahnitëse bashkë me gruan e tij, Almeda Abazin.

Në fund të garës kishin mbetur Soni Malaj dhe Aulona Musta, që të dyja konkurrente të forta përgjatë këtyre javëve.

Por, çmimin e parë arriti ta marrë Soni Malaj, e cila fiton një veturë të tipit “Ford”. /Lajmi.net/