Shpallet fajtori për vdekjen e vajzës së Whitney Houston

I dashuri i Bobbi Kristina Brown është fajtori për vdekjen e saj.

ShowBiz

16/09/2016 18:20

Nick Gordon, ish-i dashuri i Bobbi Kristin Brown është shpallur sot përgjegjës për vdekjen e saj, pasi nuk është paraqitur në gjykatë për seancën dëgjimore.

Gjykata në Atlanta ka vendosur që, me mungesën e tij të mos e shtyjë më këtë rast e të marrë vendimin shpejtë.

Bobbi Kristina ishte vajza e Bobby Brown dhe këngëtares së ndjerë Whitney Houston, ndërsa ajo ka vdekur në korrikun e vitit të kaluar, në moshën 22 vjeçare./lajmi.net