Shpallen rezultatet paraprake të regjistrimit të bujqësisë në Kosovë

Janë publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Bujqësisë në Kosovë. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Memli Krasniqi, përmes një postimi në Twitter ka bërë publike rezultatet preliminare.

Lajme

27/02/2015 12:04

Ai ka thënë se ky regjistrim që ka nisur së realizuari vitin e kaluar, është i pari në Kosovë pas 54 vjetëve.

“Në këtë moment po publikohen rezultatet paraprake të Regjistrimit të Bujqësisë, që është realizuar vitin e kaluar, pas 54 vitesh”.

“Rezultatet paraprake: Ekonomi bujqësore: 129220; Tokë bujqësore: 257639 hektarë; Gjedhe: 253234: Dele: 169927; Dhi: 29085; Shpezë: 2695344”, ka shkruar Krasniqi në twitter