Shpallen projektet fituese për bashkëpunimin ndërkufitar në Gjakovë

Pas prezantimeve të punimeve në kuadër të konkursit “Profesionistët e rinj për Bashkëpunim Ndërkufitar”, sot zyrtarisht është mbajtur ceremonia e përzgjedhjes së projekteve fituese në Gjakovë.

Lajme

28/05/2016 21:26

Arkitektë nga Kosova dhe Shqipëria ishin pjesë e kësaj gare, e cila ka për qëllim realizimin e projektit ndërkufitar Gjakovë-Has-Tropojë, “Shtigjet e Lirisë”, si dhe të atij Prizren-Kukës, “Korridori i Gjelbër”.

Për projektin “Korridori i Gjelbër” çmimin e parë e morën grupi “Koha 16”, të cilin e përbëjnë arkitektë nga Shqipëria dhe Italia. Ndërsa projektin “Shtigjet e Lirisë”, e fituan grupi me kodin 3556.

Nikoqirja e kësaj ceremonie, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për të është kënaqësi të jetë pjesë e një projekti madhor, me anë të së cilit do të rifunksionalizohet një zonë me vlera historike dhe kulturore.

Sipas saj një projekt i tillë do të gjejë zbatim, pasi që vullneti ekziston si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë.

Ndërkaq, Eglantina Gjermeni, drejtuese e Ministrisë së Zhvillim it Urban në Shqipëri, ka vlerësuar lartë punën që është bërë nga arkitektët e rinj pjesëmarrës në këtë garë.

Ajo ka thënë se ideja e ministrisë së saj, si dhe asaj të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë është mirëpritur dhe gjithçka rreth implementimit do të qartësohet në mbledhjen e dy qeverive, nga Kosova dhe Shqipëria që do të mbahet të premten.

I pranishëm në këtë ceremoni, Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se një projekt I tillë dallon nga të tjerët, sepse ai nënkupton bashkëpunim dhe bashkim të dy vendeve.

Sipas tij, projekte të tilla, duhet të gjejnë zbatim, e jot ë mbesin vetëm në letër.

E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhovi tha se një hap i tillë, do të pasojë edhe më shumë projekte të tjera të rëndësisë ekonomike, për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ministri Agani ka falënderuar të gjithë arkitektët pjesëm arrës për punimet e tyre profesionale, dhe u ka thënë se pavarësisht se zyrtarisht nuk janë përzgjedhur fitues, bashkëpunim me ta për “Korridorin e Gjelbër” dhe “Shtigjet e Lirisë” nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë.