Shpallen fotot më të bukura të dasmave nga e gjithë bota për vitin 2017

Për të dhjetin vit radhazi, “Junebug Weddings”, një nga kompanitë lider në SHBA në planifikimin e dasmave ka publikuar kolazhin e saj të fotove më të mira të vitit.

Fun

07/01/2018 09:05

Në konkurs morën pjesë rreth 9 mijë imazhe të fotografëve nga e gjithë bota, foto të cilat kanë përjetësuar momente nga dita më e lumtur e çifteve.

Ndër fotot e përzgjedhura si më të mirat, bien në sy krahas peizazheve mbresëlënëse, edhe aftësia për të kapur çdo emocion, ç’ka i bën imazhet më të gjalla dhe njerëzore.