‘Show’ nga Milan, edhe Lopez

Milan është ndezur dhe pas Pablo Armeros është në bisedime edhe për transferimin e portierit të Real Madridit, Diego Lopez.

Sport

05/08/2014 16:34

Milan është zgjuar nga gjumi dhe është duke dhuruar ‘show’.

Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e Pablo Armeros nga Udinese, gjiganti italian është në bisedime edhe me Real Madridin për angazhimin e portietit Diego Lopez.

Sipas “Sky”, Adriano Galliani ka kontaktuar presidentin e Los Blancos, Florentino Perez duke shprehur interesimin për portierin që pritet të largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pavarësisht interesimit nga Monaco, Galliani beson se do të arrijë të bind Lopezin që të transferohet në San Siro.