Shorti special për Ibrahimovicin e Maxwellin

Dyshja e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe Maxwell do të ndeshen me dy ish skuadra të tyre, Ajax Amsterdam dhe Barcelona, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

28/08/2014 23:28

Shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ka qenë vërtetë i veçantë për dy futbollistë të Paris Saint-Germain.

Zlatan Ibrahimovic e Maxwell do të ndeshen me dy prej ish skuadrave të tyre, Barcelona dhe Ajax Amsterdam, në kuadër të Grupit F.

Ibrahimovic ishte anëtar i Ajaxit gjatë periudhës 2001-2004 kurse për një stinor (2009-2010) luajti në Camp Nou me Barcelonën.

Po ashtu, edhe Maxwell do të ndeshet me të kaluarën e tij. Mbrojtësi luajti në Ajax nga 2001 deri më 2006 kurse ishte anëtar i Barcelonës nga 2009 deri më 2012.