Shorti në Ligën e Kampionëve, këto dy ekipe nuk i do askush

Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve është një xhiro larg nga përfundimi. Dhe, para shortit askush nuk dëshiron të ndeshet me Barcelonën dhe Bayern Munichun.

Sport

26/11/2015 22:02

E pranoi kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon por njësoj mendojnë pothuajse të gjithë. Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve është një xhiro larg nga përfundimi.

Dhe, para shortit askush nuk dëshiron të ndeshet me Barcelonën dhe Bayern Munichun, shkruan “Lajmi.net”.

Bayern Munich dhe Barcelona janë në top formë dhe me lojë fantastike janë duke i dominuar ballafaqimet e tyre.

Kjo i ka shndërruar në favorit për të fituar trofeun kontinental.