Shorti i Ligës së Kampionëve, të gjithë i dëshirojnë këto dy ekipe (FOTO)

Në ora 18:00 do të fillojë shorti që do të përcaktojë grupet e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/08/2016 11:49

Skuadrat më të forta të futbollit evropian sonte do ta mësojnë shortin e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Por, për dallim nga ekipet e forta, ka disa të tjera që janë më pak kualitative dhe përbëjnë kundërshtarë të dëshiruar.

Andaj, në bazë të atyre ekipeve që gjenden në vazon e katërt, janë disa skuadra që konsiderohen si më të lehta për t’i pasur kundërshtar, përcjell “Lajmi.net”.

Ludogorets Razgrad dhe Rostov mund të jenë kundërshtarët më të lehtë në short.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.