Shorti i çerekfinaleve, të gjithë duan të mos ndeshen me këto dy skuadra

Të gjithë duan të evitojnë Arsenalin apo Atleticon e Madridit.

Sport

16/03/2018 10:16

Pas përcaktimit të 8 skuadrave çerekfinaliste të Europa League, e gjithë vëmendja shkon për shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, në orën 13:00, ku nuk parashikohet ndarja e skuadrave në koka serie, apo të ketë kufizime të tjera.

Pra, secila nga 8 të kualifikuarat mund të ketë përballë çdo skuadër tjetër, qoftë edhe nga i njëjti kampionat. Lazio, Atletico e Madridit, Leipzigu, Olimpique Marseille, Sportingu i Lisbonës, Salzburgu, Arsenali dhe CSKA e Moskës shpresojnë në një short të favorshëm, duke shmangur ekipet me të forta.

Të gjithë duan të evitojnë Arsenalin apo Atleticon e Madridit, që mbeten skuadrat favaorite për ta fituar trofenë e Europa League-s në këtë sezon, por nuk përjashtohet mundësia e një përplasje të parakohshme mes “Topçinjve” dhe “Los Colchoneros”, shkruan “SuperSport.al”.

Short i ethshëm edhe në Champions, ku 8 të kualifikuarat në çerekfinale vijnë nga katër ligat më të forta europiane. Barcelona, Real Madrid dhe Sevilla nga Spanja, Manchester City dhe Liverpooli nga Anglia, Roma dhe Juventusi nga Italia si dhe Bayerni i Mynihut nga Gjermania.