Shoqërohen për në policinë e Gjirokastrës 30 refugjatë sirianë

Policia e Gjirokastrës bllokoi sot një grup prej rreth 30 refugjatësh sirianë në afërsi të kufirit me Greqinë.

Lajme

12/04/2015 22:50

Refugjatët u shoqëruan në Policinë e Gjirokastrës për verifikime policore dhe më pas pritet të riatdhesohen në Greqi.

Si transmeton Zëri i Amerikës, Policia shqiptare tha se po heton mbi rrjetin e organizimit të këtij trafiku dhe destinacionin e refugjatëve. Refugjatët sirianë e përdorin Shqipërinë si një vend transit për të kaluar kryesisht drejt kufirit me Malin e Zi, nga ku më pas drejtohen në vendet perëndimore, transmeton Zëri i Amerikës.

Së fundi janë shfaqur dyshimet se refugjatët transportohen në rrugë detare drejt Italisë nga skafistët shqiptarë. Policia italiane njoftoi dje se arrestoi dy skafistë nga Vlora, të cilët kishin zbarkuar në brigjet italiane afër Barit me dhjetëra refugjatë sirianë.