Shoqëria e Aulonit sonte ndezin qirinj

Sonte nga ora 20:00 do të ndizen qirinj për Aulon Zekën, i cili u vra dy ditë më parë në Prishtinë.

Lajme

18/09/2017 12:45

Ndezja e qirinj është organizuar nga shoqëria e Aulonit.

“Shoqëri e dashur, sonte ju ftojmë të gjithëve në orën 20:00 të na bashkoheni në ndezjen e qirinjve për Aulonin, në shkallët e Teatrit Kombëtarë. Të bashkohemi të gjithë, që nesër mos ta humbim një Aulon tjetër”, thuhet në ftesën e organizatorëve.