Shoqëria civile marshim në mbështetje të gazetares: Jemi me ty, Klodiana

Reagim të fortë ka pasur ndaj sulmit me armë në banesën e gazetares Klodiana Lala ditën e sotme. Partitë politike në vend, Presidenti, ambasada amerikane, delegacioni i BE në vendin tonë reaguan më herë, ndërsa në mbrëmje është zhvilluar edhe një marshim në kryeqytet nga shoqëria civile në mbështetje të gazetares.

Lajme

30/08/2018 19:48

Aktivistëve të shoqërisë civile u bashkuan edhe kolegë gazetarë, por edhe qytetarë në marshimin e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në mbështetje të gazetares Klodiana Lala, protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar ku shkruhej “Jemi me ty, Klodiana”./Top Channel