Shoqatat hebreje protestojnë në SHBA kundër Izraelit

Në fjalimet e mbajtura në protestën e cila ka zgjatur afërsisht një orë janë kritikuar praktikat e Izraelit të cilat shkatërrojë përpjekjet për paqe si dhe është vënë në dukje se në Gaza janë kryer krime lufte.

Bota

14/07/2015 12:12

Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, është protestuar politika Izraelite ndaj Palestinezëve dhe sulmet ndaj Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarë të organizatave të shoqërisë civile Zëri Hebre për Paqe u mblodhën para Convention Center, ku mbahej konferenca vjetore e grupit Kristianët e Bashkuar për Izraelin.

Gurpi duke mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Palestina e Lirë”, “Jepini fund pushtimit të Palestinës” kanë mbajtur qëndrime nderi në respekt të atyre që kanë humbur jetën vitin e kaluar në Gaza. Grupi gjithashtu mbante në duar edhe flamuj të Palestinës dhe shpeshherë kanë brohoritur me slloganet “Liri për Gazën”, dhe “Netanjahu kriminel lufte”.

Në fjalimet e mbajtura në protestën e cila ka zgjatur afërsisht një orë janë janë kritikuar praktikat e Izraelit të cilat shkatërrojë përpjekjet për paqe si dhe është vënë në dukje se në Gaza janë kryer krime lufte.