Shoqata Down Syndrome dhe ajo e Autizimit ende pa objekt

Dy shoqatat më të mëdha që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, për vite tëra funksionojnë në objekte me qera dhe pa hapësirë të mjaftueshme. Down Syndrome Kosova dhe Shoqata e Autizmit që nga marsi i vitit të kaluar i kanë në arkë rreth 200 mijë euro, për ndërtimin e një objekti ku do të vendoseshin këto dy shoqata.Pavarësisht mjeteve, këtyre dy shoqatave ende nuk u është caktuar një parcelë nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e objektit.

Lajme

10/01/2016 11:18

 

Shoqatat kanë identifikuar një parcelë të përshtatshme për ta, e cila gjendet afër stacionit të autobusëve, mirëpo edhe pse është bërë ky identifikim , Komuna e Prishtinës ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse kjo parcelë do të ndahet për këto dy komunitete.

Zvarritja e caktimit të një parcele të përshtatshme për ndërtimin e një objekti për udhëheqësit e këtyre shoqatave shihet në këndvështrime të ndryshme.

Drejtori i shoqatës së autizmit, Cen Krasniqi ka thënë për KosovaPress se parcela e identifikuar sipas komunës është e destinuar për qëllime të tjera.

“Por mund të them që problemi prapë ka ngecur te urbanizmi, gjegjësisht urbanizmi përgjigjet se nuk kanë parashikuar një parcelë të saktë për këtë qëllim dhe se parcela që ne e kemi përzgjedhur është destinime komunale por të përgjithshme, për shkolla dhe kështu diçka. Kështu që ndoshta duke luajtur topi prej një drejtorie në tjetrën ka ardhur deri sot këtu” , tha ai.

Krasniqi gjithashtu shtoi se zgjatja e kësaj procedure shihet mundësi për humbjen e besimit të donatorëve dhe për këtë opsion mbeten komunat e tjera.

“Ende është ne fazë të pritjes së një përgjigje me detale nuk mund të them që është ndalur apo stopuar, nuk kemi përgjigje negative por vetë faktin që është shtyer për dhjetë muaj për neve demoralizuese, është tjetra që mund të humbin edhe besimin tek njerëzit qëdhanë donacione dhe nuk e shohin rezultatin e saj. Për momentin jemi duke menduar edhe me kalunëpër komuna tjera”, shtoi ai.

 

Sipas tij, nëse vendo set që kjo qendër të ndërtohet në ndonjë komë tjetër, njëri ndër opsionet është Komuna e Lipjanit.

Drejtoresha e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri ka treguar për KosovaPress se bisedimet me Komunën e Prishtinës, janë ende duke vazhduar. Ajo shtoi se gjatë tërë kohës kanë pasur përkrahje nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por sipas saj nuk varet gjithçka nga ai.

“Sa i përket ndarjes së parcelësnga Kuvendi Komunal i Prishtinës,.. ne që nga marsi jemi në bashkëpunim me drejtorin e shëndetësisë, gjithashtu edhe me kryetarin e komunës. Ne kemi një përkrahjedhe kryetari i komunës, i ka kuptuar shumë qartë nevojat e komunitetit . Mirëpo si po shihet nuk varet gjithçka prej individëve të caktuar por ka proceduar që duhet te ndiqen nga menxhmenti i komunës. Mirëpo ne jemi në këtë proces”, tha ajo.

Beqiri nga Down Syndrome Kosova dhe Krasniqi nga shoqata e Autizmit thanë se përkundër zvarritjes së kësaj çështje, përkrahjen më të madhe e kanë marrë nga grupi i grave asambleiste të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilat sipas tyre këtë çështje si problem e kanë paraqitur edhe në kuvendin komunal.

Në lidhje me këtë çështje nga Komuna e Prishtinës thonë se zvarritja ka ndodhur edhe për arsye se ka mungesë të tokave që janë në pronësi të komunës.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies, në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, parcela e cila është identifikuar nga dy shoqatat nuk është ndarë ende për arsye se në lidhje më këtë parcelë ekzistojnë disa konteste.

“Arsyeja p se jemi vonuar është se nuk ka qenë ideja me iu gjet ne një parcelë komunale e cila nuk iu përgjigjet nevojave të tyre. Kështu që unë personalisht edhe Cen Krasniqi por edhe zyrtarë të tjerë nga këto dy shoqata i kam ftuar dhe në bashkëpunim me drejtorinë e pronave janë identifikuar disa prona, kukanë qenë edhe këta prezent, si të mundshme për ndërtimin e kësaj qendre. Një pronë që është identifikuar si më e përshtatshme nga Cen Krasniqi është diku afër stacionit të autobusëve, e cila pasikemi kontaktuar me drejtorinë e urbanizmit ka dalë që janë disa konteste të vogla dhe jemi në pritje të një përgjigje përfundimtare se cilat janë këto konteste dhe sa do të merr kohë për t’u zgjidhur këto konteste”, tha ai.

Vitia deklaroi se kjo çështje është duke u proceduardhe ato procedura nuk mund të shkelen pavarësisht rëndësisë së çështjes.

“Unëkam garantuar zotëri Cen , i kam garantuar edhe shoqatës Down Syndrome Kosova që ne jemi duke bërë të pamundurën. Mirëpo nuk mundemi ne që t’i anashkalojmë procedurat sa do burokratike që duken, janë proceduar të përcaktuara qartë në ligj ose në rregullore dhe nuk mund t’i anashkalojmë atovetëm për të ngutur një proces, pavarësisht sa i rëndësishëm është ky proces”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me mundësin që kjo qendër të ndërtohet në ndonjë komunë tjetër, Vitia tha për KosovaPress se ekziston e drejta e zgjedhjes, mirëpo sipas tij, kjo qendër duhet të ndërtohet në Prishtinë për shaka se ka fluks më të madh të qytetarëve dhe mundësia e qasjes është më e lehtë se në qytetet e tjera të Kosovës. /kp