Shokuese: Xhirohet shoferi i autobusit duke masturbuar (Video)

Një shofer autobusi është suspenduar pasi që është xhiruar duke masturbuar në autobus, si dhe ishte duke shikuar edhe filma pornografik njëkohësisht në celularin e tij.

Fun

10/11/2015 15:06

Ky incident është xhiruar me kamerë nga dy vëllezër të cilët e kishin parë personin e çuditshëm duke bërë lëvizje që dukeshin sikurse ishte duke masturbuar.

Mohamud Mohamud, 38 vjeçar, dhe vëllai i tij 26 vjeçar, Hazma, ishin duke pirë duhan jashtë shtëpisë së tyre në Ilford, veri të Londrës, kur kishte ndodhur incidenti në mesditë të ditës së shtunë, raporton lajmi.net.

“Në fillim nuk e kuptoja se çfarë është duke bërë, por kur e kuptova e morra telefonin tim dhe fillova të incizoj”, thotë njëri nga vëllezërit.

“Ai siç dukej kishte diçka edhe në karrigen përpara pasi që shihet dora e tij duke u zgjatur për të kapur diçka që është në atë karrige, prandaj ne besojmë se ishte celulari i tij dhe ne mendojmë se ai ishte duke shikuar filma pornografik”, ka shtuar ai.

Transporti i Londrës e ka konfirmuar incidentit shokues dhe e ka identifikuar shoferin.

Ata thonë se ai është suspenduar dhe se është hapur një investigim ndaj tij.

Incidenti është kapur nga kamerat në mesditë dhe ka zgjatur rreth 1 minutë e gjysmë, sipas vëllezërve.

Më poshtë e keni videon e censuruar të cilën lajmi.net e transmeton për ju: