Shokuese: Restoranti që shërbeu mish njeriu

Autoritetet e shtetit Anambra të Nigerisë kanë mbyllur një restorant në këtë vend, pasi kanë zbuluar se aty është ofruar mish njeriu si ushqim.

Bota

08/02/2014 19:29

Policia ka gjetur të paktën 2 koka të freskëta njerëzish kur kanë bastisur një restorant në Nigeri. Pas gjetjeve, policia arrestoi 11 persona, duke përfshirë pronarin, 6 femra e 4 meshkuj.

Kokët e mbuluara me gjak janë gjetur të mbështjellura në fletë celofani.

Policët kanë konfiskuar edhe 2 armë AK-47 e armë të tjera, fishekë të shumtë e disa telefona mobilë gjatë bastisjes.

“Sa herë që vija në marketin afër hotelit, vëreja lëvizje të çudishme pranë restorantit, njerëz të pistë me karaktere të pista vinin gjithmonë në atë vend. Prandaj nuk u befasova me zbulimin e policisë”, deklaroi një banor lokal.

Një pastor, i cili u shokua kur mësoi se ajo që ai ka ngrënë ishte mish njeriu, u ankua në polici.

“Isha në hotel më herët gjatë këtij viti, ku pasi hëngra ushqimin më thanë se një copë mish kushton 750 Naira (2.5 funte), gjë që më çuditi. Nuk e dija se ishte mish njeriu ajo që hëngra në një çmim aq të shtrejtë.”

Kanibalizmi në Nigeri shfaqet herë pas here, por është hera e parë që një restorant është gjetur të ofrojë mish njeriu.

 

(International Business Times)