Shokuese: Real Madrid kërcënoi skuadrat tjera për Superligën e Evropës

Javët e kaluara janë shpërndarë disa shkrime nga shtypi gjerman, saktësisht “Der Spiegel” ku tregohej për “të zezat” e fshehura të futbollit.

Sport

19/11/2018 15:47

“Football Leaks 2” dridhi edhe njëherë shtëpitë e mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Në ato shkrime të publikuara, vëmendje tërhoqi edhe një shkrim që tregonte për një kompeticion të ri evropian, “Superliga e Evropës”, që do ta shuante Ligën e Kampionëve.

Për këtë gjë, ka folur edhe presidenti i ligës holandeze Eredevisie.

“Ishte kërcënim serioz, por nga Real Madridi, jo nga Bayern. Ishin fjalë serioze, që nuk dua t’i përsëris. Rummenigge nuk tradhtoi asnjë. Ai bëri gjithçka që familja e futbollit të qëndrojë e bashkuar” ka thënë presidenti Michael Van Praag për “Kicker”, transmeton lajmi.net.

Ai është pyetur edhe sa i përket dokumenteve të publikuara nga “Football Leaks” rreth Superligës së Evropës, ku ka komentuar këto shkrime.

“Ato dokumente ekzistojnë. Jam i sigurt. Tashmë nuk ka më plane për krijim e një Superlige për 2021” ka përfunduar Praag.

Pra, sipas presidentit Van Praag, ishte Real Madrid që erdhi me planin e Superligës, jo Bayerni.

Ai ka thënë se “fut duart në zjarr” për Karl Hanz Rummeniggen duke e lënë kështu të pafajshëm. /Lajmi.net/