Shokuese: Nokautoi gjyqtaren, ragbisti merr dënimin më të rëndë në 20 vitet e fundit

Dënim i rëndë për ragbistin Bruno Andres Doglioli.

Sport

15/12/2016 23:29

Federata e Ragbit të Italisë, ka nxjerrë dënimin më të rëndë në 20 vitet e fundit.

Komisioni disiplinor i këtij institucioni, e ka suspenduar Dogliolin me tri vjet nga të gjitha aktivitetet që i organizon Federata, përcjellë “lajmi.net”.

Ky dënim vjen pas dhunës që e shfaqi argjentinasi ndaj gjyqtares Maria Beatrice Benvenuti, gjatë ndeshjes Vicenza-Valsugana.

Benvenuti e ndëshkoi Dogliolin me karton të verdhë, ndërsa përfundoi ndeshjen para kohe dhe u dërgua në spital.

Pas incidentit, Vicenza ka vendosur për të pezulluar ragbistin.

Ky dënim me shumë gjasë ia mbyllë karrierën argjentinasit Doglioli. /Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.