Shokuese: Largohet Kroos, transferohet Brozovic

Florentino Perez po mendon të bëjë një transferim befasues te Real Madrid.

Sport

29/11/2018 16:23

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e ka gjetur zëvendësuesin e Toni Kroosit.

Kreu i skuadrës spanjolle dëshiron ta transferojë mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, përcjell “lajmi.net”.

Perez e sheh mesfushorin kroat si zëvendësuesin ideal të Toni Kroosit, që është jashtë formës në këtë sezon.

Vlera e mesfushorit gjerman në tregun e transferimeve është 90 milionë euro, ndërsa ajo e kroatit, 40 milionë.

Kështu, Real Madrid është i gatshëm që ta shet Kroosin për ta transferuar Brozovicin. /Lajmi.net/